Shkëlqen Gjermania, dëshmon pse duhet të llogaritet gjithnjë

0
139

Nikoqirja Gjermania ka shkëlqyer në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të futbollit.

Të premten mbrëma në Munih, gjermanët fituan bindshëm, 5:1 ndaj Skocisë. Ndeshja i takoi Grupit A.

Gjermania jo vetëm që bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, por që në nismë dëshmojë se mund të shkoj larg në Evropianin e 17-të me radhë.

Ndeshja thuajse u mbyll në pjesën e parë.

Florian Ëirtz shënoi gol të bukur në minutën e dhjetë për 1:0. Menjëherë në minutën e 19-të për 2:0 realizoi Jamal Musiala, ylli tjetër i Gjermanisë.

Sfida u përcaktua përfundimisht në fund të pjesës së parë. Pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme, Ryan Porteous u përjashtua me të kuq në minutën e 44-t.

Për Gjermaninë u dha penallti, kurse i saktë nga pika e bardhë ishte Kai Havertz në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Golin e katërt për Gjermaninë e realizoi Niclas Fuellkrug në minutën e 68-të.

Në minutën e 87-të, Antonio Ruediger shënoi autogol të pafat për të ngushtuar rezultatin në 4:1.

Por gjermanët nuk lejuan që ndeshja të mbyllet me shije të keqe. Në minutën e 93-të Emre Can shënoi për 5:1.

Më 19 qershor, Gjermania takohet me Hungarinë në Shtutgart. Ndërkohë Skocia të njëjtën ditë luan ndaj Zvicrës në Koeln./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here