Telefonata me Kurtin, Chollet: Koha për të diskutuar për Asociacionin – mbështesim propozimin e BE-së

0
99

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se tash është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Chollet u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Postimi i tij:

“Fola me kryeministrin Albin Kurti para takimit të udhëheqësve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së.

Unë ndava se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të ASM”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa, bisedën me Cholletin, i pari i qeverisë, Albin Kurti, e cilësoi si “telefonatë fantastike”, teksa u shpreh se normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke.

“Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke si element kryesor të marrëveshjes dhe gjithashtu respektimin e të drejtave të pakicave në të dy vendet”, shkroi Kurti.

Leave a Reply