Milot Rashica nuk ka mbyllur hesapet sa i përket kësaj merkatoje.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, gjatë gjithë verës është lidhur me një largim të mundshëm nga Werder Bremen.
Aston Villa ishte destinacioni më i përfolur për të, së bashku me Leipzig, por asnjëra skuadër nuk arriti marrëveshje me Werder Bremen për çmimin e kartonit.
Sipas raportimeve të fundit, Frank Baumann i Werder Bremen akoma beson në një largim të Rashicës, transmeton lajmi.net.
Ai mendon se në ditën e fundit të merkatos (nesër), Rashica mund të sigurojë një lëvizje për të lënë klubin.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjell fundi i merkatos për yllin dardan.