Të dielën policia dënoi vetëm një qytetar për mos respektimin e masave anti-COVID

0
299

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente komunikacioni, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse 21 tjerë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 103 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Siç njofton Policia, një tiketë është shqiptuar për një qytetar që nuk ka respektuar masat antiCOVID, njëherësh kjo është shifra më e ulët e shqiptimit të tiketave që nga hyrja në fuqi të Ligjit për Pandeminë, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se ka arrestuar edhe nëntë persona, pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy në vuajtje.

Leave a Reply