Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi, ka kompletuar transferimin te klubi turk Amedspor, që garon në Superligën e Turqisë.
Klubi kurd ka njoftuar zyrtarisht të premten afrimin e 27-vjeçarit nga Legia Varshava, duke e prezantuar si përforcim të ri për sezonin.
Krasniqi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka kompletuar huazimin te skuadra turke, ndërsa transferimi është bërë i ditur edhe përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku është publikuar një video mirëseardhjeje me mesazhin: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.
Vlen të theksohet se te Amedspor janë të angazhuar edhe dy figura të tjera nga Kosova, futbollisti Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar së fundmi në krye të ekipit.















































