Suharekë, nën ndikim të alkoolit nuk respektoi udhërat e policëve për identifikim, përfundon në stacion policor

0
173
Foto: Ilustrim

Një rast i moszbatimit të urdhërit të personit zyrtar është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Një rast i moszbatimit të urdhërit të personit zyrtar është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë një kundërvajtje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar pasagjer në veturë dhe nën ndikim të alkoolit nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për identifikimin e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje pas mesante rreth orës 00:25 në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Pasi i dyshuari është dërguar në Polici, i është bërë alkool testi dhe është kuptuar se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

MOSZBATIM I URDHRIT TË PERSONIT ZYRTAR / Rr. Skënderbeu, Suharekë 19.06.2022 – 00:25. Gjatë një kundërvajtje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar pasagjer në veturë dhe nën ndikimin  të alkoolit nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për identifikimin e tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./SO

Leave a Reply