Suharekë: Hajnat ia vjedhin pistoletën me gaz, e pëson pronari i saj

0
409

Një rast vjedhjeje ka ndodhur në fshatin Reshan të Suharekës, ku disa të dyshuar kishin hyrë me forcë në shtëpinë e një personi dhe ia kishin vjedhur një pistoletë me gaz, të enjten në mesditë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë pasi pistoleta ishte pa leje, ndaj ankuesit është hapur rasti “armëmbajtje pa leje”.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply