Suhareka rikthehet te fitorja, mposht Feronikelin ’74

0
72

Skuadra e Suharekës ka arritur një fitore të rëndësishme në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës, duke triumfuar 2:1 ndaj Feronikelit ’74, shkruan 04 Online.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi me golin e Eneid Kodrës. Në pjesën e dytë, Liridon Fetahaj dyfishoi avantazhin për 2:0, ndërsa mysafirët ngushtuan rezultatin me golin e Lvadim Zumberit, por nuk arritën të shmangin humbjen.

Me këtë fitore, Suhareka ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe pozicionohet në vendin e tetë të renditjes tabelare./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here