Suhareka, komuna me më së shumti çerdhe publike për kokë banori

0
72

Komuna e Suharekës ka përuruar sot çerdhen e re në fshatin Bukosh, duke vazhduar të kryesojë në nivel vendi për numrin e çerdheve publike për kokë banori, shkruan 04 Online.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, u dha mundësinë fëmijëve të presin shiritin përurues, duke simbolizuar rëndësinë dhe përkushtimin ndaj edukimit dhe mirëqenies së tyre.

Ky investim pritet të lehtësojë qasjen në arsimin e hershëm dhe të krijojë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet e kësaj zone./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here