E hëna pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në zona të caktuara nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 27 km/h, shkruan 04 Online.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 16 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 35°C.
Në përgjithësi, dita do të mbetet e ngrohtë, me intervale të gjata me diell dhe mundësi të kufizuara për reshje në mbrëmje./04 Online/












































