Sot deri në 23 gradë Celsius

0
63

Sot në vendin tonë pritet një ditë kryesisht e vranët, me reshje të herëpashershme shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Krahas shirave, në disa zona mund të ketë edhe shkarkime rrufesh, ndaj qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë daljes në ambient të hapur, shkruan 04 Online.

Temperaturat minimale do të sillen nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë deri në 23 gradë Celsius, varësisht nga zona.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi që varion nga 1 deri në 11 metra për sekondë.

Për ata që planifikojnë aktivitete jashtë, rekomandohet të mbajnë me vete çadrat – shiu mund të vijë pa shumë paralajmërim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here