Sokoli: Ky trotuar është përfunduar hiç më largë se para ca muajsh. Por, shikojeni gjendjen ende pa u ‘pre shiriti’ i përurimit

0
263

Pak muaj më parë është rregulluar trotuari në fshatin Lukinaj të Hasit në Prizren.

Por, sot ka reaguar asambleisti i LVV-së në këtë qytet, Selman Sokoli, duke publikuar edhe fotografi të këtij trotuari, duke thënë se trotuari është dëmtuar dhe se mijëra euro të taksapaguesve po shkojnë dëm.

“Ky trotuar është përfunduar hiç më largë se para ca muajsh. Por, shikojeni gjendjen ende pa u ‘pre shiriti’ i përurimit.
Qeverisje efiçiente dhe transparente, proklamohet kjo qeverisje e PDK-së në Komunën e Prizrenit, por realiteti është në kundërshtim me këtë. Keqplanifikimi e keqpërdorimi po vazhdon me kontratat publike.
Mijëra euro të taksapaguesëve po shkojnë dëm. Edhe pse Qeveria qendrore ka rritur të hyrat për komunat, keqpërdorimi i atyre të hyrave nuk po lejon shfrytëzimin sa më efikas të tyre”, thuhet në reagimin e Sokolit./04 Online

Leave a Reply