Si formohet uji në mushkëri? Duhet ta dini!

0
417

Termi mjekësor për vështirësinë në frymëmarrje është dispnea.

Shpesh përshkruhet si “uri për ajër”.

Mund të jetë simptomë i një problemi tjetër, sikurse disa sëmundje të mushkërive, anemia, ose thjesht si rezultat i një sforcoje fizike të një shkalle të lartë.

Ekzistojnë disa tipe të dispnesë që ndodhin gjatë natës dhe normalisht lidhen me prezencën e insuficiensës kardiake. Njeriu mund të ngrihet befas nga gjumi pasi ka vështirësi në frymëmarrje dhe të qëndrojë i ulur në krevat dhe të hapë dritaren.

Pasi qëndron i ulur për një periudhë kohe, pacienti mund të arrijë të normalizojë frymëmarrjen e tij. Kjo gjendje quhet dispnea nokturne parokzismale.

Disa njerëz të tjerë, mund të kenë nevojë për ta ngritur kokën dhe kraharorin sa më lart kur flejnë gjumë për të shmangur vështirësinë në frymëmarrje. Disa të tjerë mund të flejnë vetëm duke qëndruar të ulur në karrige ose poltrone.

Ky tip i dispnesë quhet ortopnea.

Dispnea mund të ketë shumë shkaktarë. Në pacientët me defekte apo anomali në valvulat kardiake, gjaku mund të kthehet prapa në mushkëri në mënyrë jo normale, për shkak të mosfunksionimit të këtyre vavulave, si rrjedhojë mushkëritë kanë më shumë gjak se normalisht, edemë të indeve dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje.

Pacientë të tjerë mund të vuajnë nga probleme të muskulit të zemrës apo siç quhet ndryshe kardiomiopatia. Edhe në këto raste, gjaku mund të kthehet prapa në mushkëri dhe të japë dispne apo vështirësi të niveleve të ndryshme të frymëmarrjes.

Vështirësia në frymëmarrje e shkaktuar nga zemra mund të shoqërohet me kollë dhe simptoma të tjera të cilat normalisht i gjejmë në sëmundjet e mushkërive.

Ata që pijnë duhan normalisht mund të vuajnë si nga zemra edhe nga mushkëritë.

Në rastet e insuficiensës kardiake të avancuar, vështirësia në frymëmarrje mund të jetë aq e avancuar sa të marrë format e një edeme pulmonare. Në këtë rast, mushkëritë mbushen me ujë.

Pacientë në të tilla gjendje trajtohen me diuretikë të fuqishëm, të cilët eliminojnë sasinë e likidit të tepërt nëpërmjet veshkave. Këtyre pacientëve mund t‘u jepen edhe ilaçe të cilët shtojnë kontraktimin e zemrës.

Në shumicën e rasteve, edema pulmonare mund të trajtohet mirë me preparate të ndryshme, por kur është shumë e avancuar mund të lindë nevoja që pacienti të ventilohet në mënyrë mekanike nëpërmjet ventilatorëve mekanikë.

Në rast kur ventilacioni mekanik është i nevojshëm, ky mund të mbahet për një ditë ose dy dhe më pas, kur situata pulmonare të përmirësohet, pacienti mund të shkëputet prej tij.

Në pacientë të tjerë, në varësi të shkakut, procedura të tjera mund të jenë të nevojshme. Pacientët të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje tentojnë të marrin frymë shpejt.

Kjo frymëmarrje e përshpejtuar quhet takipne. Mund të shoqërohet me insuficiensën kardiake, por jo gjithmonë.

Hiperventilacioni është një tip tjetër i frymëmarrjes së shpejtuar. Kur hiperventiloni, ju duket sikur nuk e arrini dot frymëmarrjen tuaj dhe filloni të merrni frymë shpejt.

Shkaku mund të jetë një atak ankthi që nuk ka lidhje me sëmundjet kardiake. Shpesh, mjeku duhet të dallojë takipnenë nga hiperventilimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here