Kanë kaluar më shumë se një javë qëkur Juventusi luajti ndaj Hellas Veronës në Serie A, me ndeshjen që përfundoi me barazim 1-1.
Në këtë përballje, e luajtur më 3 maj në “Allianz Stadium”, Edon Zhegrova u aktivizua për rreth dhjetë minuta, duke qenë shumë pranë golit, por topi goditi shtyllën dhe shansi për të shënuar u humb.
Megjithatë, paraqitja e shkurtër e Zhegrovës ka lënë përshtypje të madhe te Juventusi, faqja zyrtare e klubit italian ka publikuar edhe sot një përmbledhje të momentit të tij ndaj Veronës, duke vlerësuar aftësitë e mesfushorit kosovar.
“Aftësi e pastër. Edon Zhegrova i pastër”, shkruhet në postimin e Juventusit, ku shfaqet edhe një video e Zhegrovës duke dribluar kundërshtarët dhe duke treguar teknikën e tij.













































