Shuhet nëndega e AAK-së në Dedaj të Hasit, jep dorëheqje Kryetari dhe kryesia

0
826
Foto: Arkiva

Kryetari i nëndegës së AAK-në në fshatin Dedaj, Besnik Baldedaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky subjekt politik.

Baldedaj ka njoftuar se së bashku me atë, ka dhënë doreheqje edhe e tërë kryesia e kësaj nëndege.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe përkrahësit e mi,
Me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se sot, që nga ky moment unë s’bashku me kryesinë e nëndegës së AAk’së në Dedaj (regjioni i Hasit) japim dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet e AAK-së”.
Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, si një ndër asambleistët më të votuar të listës së AAK-së dhe Dedaj një nëndegë me aktive e këtij subjketi politik në Prizren nuk ishte aspak i lehtë. Por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë “degës në Prizren”, e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë.
Votuesve të AAK-së dhe mbështetësve të mi, ju falënderohem nga zemra për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për mua, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira!
Ne politik vota te mban.
I juaji.Besnik Baldedaj

Leave a Reply