Kida publikon këngën e re “Edhe sa”, me protagoniste në klip: Arta Elezajn, Kejvina Kthellën dhe Megi Pojanin

0
84

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Edhe sa” titullohet kënga e saj e re, e cila i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Mozzikun të titulluar “PP”.

Kënga është punuar nga producenti Mixey, teksa vargjet dhe vijën melodike i ka punuar reperi Mozzik.

Foto: Kida/Instagram

Klipi i këngës është mjaft i veçantë pasi pjesë e tij janë femrat e shumëpërfolura të showbizit si: Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.

Regjisore e klipit është Elena Kelmendi, gjersa për editimin është kujdesur Agon Nushi.

Foto: Kida/YouTube

Kida është mjaft aktive në muzikë me projekte të reja, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj.

Ashtu si të gjithë kolegët e saj, edhe Kida përjetoi një verë pa koncerte, shkaku i pandemisë globale COVID-19./Telegrafi

Leave a Reply