U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti që përcaktoi katër çiftet çerekfinaliste të këtij sezoni në Champions League.
Reali i Madridit do të përballet me Chelsea-n, ndërsa goglat janë treguar të pamëshirshshme duke vënë përballë Manchester City-n me Bayernin. Interi me fat, pasi gjen Benfikën, ndërsa Milani përplaset me Napolin. Pra, në çerekfinale do të kemi një derbi italian.
Në shortin e sotëm janë projektuar edhe çiftet gjysmëfinaliste: fituesi i Real Madrid – Chelsea do të përplasjet me fituesin e Manchester City – Bayern, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë e kualifikuara e Inter – Benfika kundër fitueses së Milan-Napoli.
Çiftet çerekfinaliste:
Real Madrid – Chelsea
Inter – Benfica
Manchester City – Bayen Mynih
Milan – Napoli
Çiftet gjysmëfinliste:
Real Madrid – Chelsea/Manchester City – Bayen Mynih
Inter – Benfica/Milan – Napoli
Skuadrat çerekfinaliste:
Milan
Bayern
Benfica
Chelsea
Napoli
Real Madrid
Inter
Manchester City.