Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale

0
208

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti që përcaktoi katër çiftet çerekfinaliste të këtij sezoni në Champions League.

Reali i Madridit do të përballet me Chelsea-n, ndërsa goglat janë treguar të pamëshirshshme duke vënë përballë Manchester City-n me Bayernin. Interi me fat, pasi gjen Benfikën, ndërsa Milani përplaset me Napolin. Pra, në çerekfinale do të kemi një derbi italian.

Në shortin e sotëm janë projektuar edhe çiftet gjysmëfinaliste: fituesi i Real Madrid – Chelsea do të përplasjet me fituesin e Manchester  City – Bayern, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë e kualifikuara e Inter – Benfika kundër fitueses së Milan-Napoli.

Çiftet çerekfinaliste:

Real Madrid – Chelsea

Inter – Benfica

Manchester City – Bayen Mynih

Milan – Napoli

Çiftet gjysmëfinliste:

Real Madrid – Chelsea/Manchester City – Bayen Mynih

Inter – Benfica/Milan – Napoli

Skuadrat çerekfinaliste:

Milan

Bayern

Benfica

Chelsea

Napoli

Real Madrid

Inter

Manchester City.

Leave a Reply