Vashat e Lirisë kanë shënuar fitoren e radhës nën drejtimin e trajnerit të njohur nga Prizreni, Sinan Osmani.
Ato sot përmes një super paraqitje arritën të mundin Intelektualet nga Gjilani.
Në këtë përballje të dominuar nga vendaset, u dallua 16-të vjeçarja, Kaltrina Vorfaj, që po tregon formë konstante.
Golat për vashat e Lirisë i shënuan: Kaltrina Vorfaj, Diona Mazrelu, Yllëza Hasanaj e Albiona Suka./04 Online