Shënoi një nga golat e përmbysjes, Dybala: Ishte si një finale, duhet të përmirësohem

0
127

Roma ia doli me sukses në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Salzburg teksa verdhekuqtë përmbysën disfatën 1-0 në Austri duke fituar me shifrat 2-0 në Olimpico.

Një nga heronjtë e italianëve ishte Paulo Dybala i cili realizoi golin e dytë me argjentinasin që sakrifikoi dhe shkurtoi kohën e rikuperimit pas një dëmtimi në javën e kaluar. Vetë sulmuesi pas sfidës u shpreh se ende nuk është në 100% ndërsa shtoi se Roma e përjetoi takimin me austriakët si një finale të vërtetë.

“Sigurisht që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e zhvilluam si një finale prej minutës së parë. Unë e di mirë se në ndeshje të tilla duhet të jap më shumë se zakonisht edhe pse duhet theksuar se nuk jam në 100% të mundësive për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe trajnerin Mourinho. Stadiumi? Nuk e imagjinoja një pasion të tillë, ishte një stadium i tejmbushur. Këta tifozë janë të pabesueshëm”, u shpreh Dybala.

“La Joya” është shndërruar menjëherë në idhullin e tifozerisë verdhekuqe teksa këtë sezon, 29-vjeçari ia ka dalë të shënojë tre gola në pesë ndeshje të Europa League ndërsa në kampionat shifrat janë edhe më mbresëlënëse me Dybalën që në 16 ndeshje ka ralizuar tetë gola si dhe ka asistuar në shtatë raste./SS

Leave a Reply