SHBA-ja do t’i ndajë edhe 13 miliardë dollarë për ushtrinë ukrainase

0
1219

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë t’i ofrojnë ndihmë shtesë ushtrisë së Ukrainës, ka deklaruar të mërkurën koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby.

Ai deklaroi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, e kjo sipas Kirbyt, nuk do të jetë e fundit.

“I kemi ndarë mbi 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në ditët në vijim do të bëhet një njoftim për mbështetje shtesë në fushën e sigurisë”, tha para mediave, raportoi BBC-ja.

Pakoja e fundit ndihmëse e SHBA-së për trupat ukrainase u bë në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht, dhe pati vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Në aspektin ushtarak, SHBA-ja e ka ndihmuar Ukrainën nëpërmjet sistemeve raketore HIMARS. Këto armë rezultuan të suksesshme në sulmet ndaj caqeve ruse si dhe u konsideruan shumë pak të dëmtuara.

Deri më tani, SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën me dhjetëra HIMARS, por që presidenti Joe Biden, ka premtuar më tepër furnizime të tilla./Koha

Leave a Reply