Selmanaj: Pensionistët dhe Invalidët e punës, meritojnë më shumë përkrahje dhe kujdes nga institucionet publike

0
194

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka vizituar sot Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në këtë komunë.

Selmanaj ka thënë se kjo kategori sociale meriton më shumë përkrahje dhe kujdes nga institucionet publike.

“Ditën e filluam me një takim shumë të mirë në Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës – OKPIP në Prizren.
Bashkë me bashkëpuntorë dëgjuam nga afër hallet dhe kërkesat e pensionistëve dhe invalidëve të punës. Pamë nga afër edhe kushtet në të cilat po i kryejnë veprimtaritë e tyre.
Është për keqardhje që në ambientet ku veprojnë mungojnë kushtet elementare që aktivitetin e tyre ta kryejnë me dinjitet. Më erdhi keq që rrymën, ujin dhe mirëmbajtjen e paguajnë me financa të veta. E papranueshme!
LDK do të mbetet gjithmonë krah i fortë i të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për një shoqëri të hapur dhe me dinjitet!
Faleminderit për mikpritjen”, ka thënë Selmanaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here