Kryetari i degës së LDK-së dhe kandidati për deputet, Driton Selmanaj, së bashku me kandidatët e tjerë për deputet të këtij subjekti politik vizituan familjen Parallangaj në Lugishtë të Hasit, një familje e njohur për historinë dhe sakrificat e saj në shërbim të Kosovës.
Hasan Parallangaj, babai i dëshmorit Skënder Parallangaj, së bashku me më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes, rikonfirmoi mbështetjen për LDK-në, duke e cilësuar këtë si rikthim në shtëpinë politike të vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës, tha Selmanaj.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Jam pa fjalë!
“𝑺𝒉𝒚𝒒𝒚𝒓 𝒒ë 𝒁𝒐𝒕𝒊 𝒎𝒂 𝒎𝒃𝒖𝒔𝒉𝒊 𝒎𝒆𝒏𝒅𝒋𝒆𝒏 𝒎𝒆 𝒖 𝒌𝒕𝒉𝒚 𝒌𝒂𝒉 𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒓𝒂”, këto ishin fjalët e lajës Hasan Parallangaj i cili na priti në shtëpinë e tij!
Një pritje ngrohtë, një bisedë e jashtëzakonshme, një dashni e madhe për ne dhe një mori leksionesh nga i zoti i shtëpisë!
Na priti me djalin e tij Regjepin, nipërit Reshytin e Nexhatin dhe me nipin e vogël Skenderin, të cilit ia kishte vendosur emrin e djalit të tij, tashmë dëshmorë!
“Pas 19 vitesh, bashkë me mbi pesëdhjetë anëtarë të familjes, po kthehemi aty ku ishim, në LDK-në e Dr. Ibrahim Rugovës”, tha ai!
Ia dhurova tri shkronjat e arta të LDK-së dhe një flamur Dardan, por ishin shumë pak në krahasim me mbështetjen e madhe e gatishmërinë e familjes Parallangaj për të rrugëtuar bashkë me ne!
I jam shumë falënderues e mirënjohës për pritjen!
Tashmë gjithçka ka marrë kuptim, tashmë veç ne jemi adresë e çdo qytetari qëllimmirë!