Selman Kolgeci: Nesër është një ditë e madhe për Kosovën!

0
46

Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

Ai theksoi mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët dhe siguroi se ndryshimi po vjen përmes angazhimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

𝐋𝐃𝐊 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐧𝐢 ♥️

Miq, simpatizant të Lidhjes sonë, dashamirë , e familjar nesër është një ditë e madhe për Kosovën!

Deri më tani, kemi takuar mijëra qytetarë dhe kemi marrë mbështetje të madhe, mbështetje kjo që nesër do të vuloset në të mirë të Kosovës, sepse ndryshimi po vjen.

Ftoj të gjithë për zgjedhje demokratike, për një të ardhme më të mirë, për qetësi dhe respekt për të gjithë, pa dallime.

Siç thoshte i madhi, presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova: “Le të jenë zgjedhjet një festë, dhe si të tilla t’i festojmë me maturi dhe respekt për njëri-tjetrin.”

Me shumë dashni,

I juaji,

Selman Kolgeci, 91’shi i LDK-së 🫶🏻

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here