Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Këtë mëngjes ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman është folur për rrugën përpara sa i përket procesit të Berlinit dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.
“Diskutim i mirë këtë mëngjes me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe kryeministrin Albin Kurti, për rrugën përpara në procesin e Berlinit si dhe çështje të tjera aktuale” shkruajti ambasadori Rohde, në platformën “X”.