Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: Nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë…

0
269

Blogerja Sara Berisha, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka dhënë një intervist ku ka dhënë më shumë detaje për lidhjen e saj me DJ PM. Sara është pyetur se si po shkon lidhja ëe tyre në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh. Ajo u shpreh se lidhja e tyre është si cdo lidhje tjetër. Ata zihen shpesh për veshjet e Sarës, pasi ai bëhët pak xheloz për veshjet e saj, si bluzat me barkë jashtë.

”Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu.Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, tha Sara.

Sara dhe DJ PM, çifti është lidhur brenda shtëpisë së “BBV”. Pas përfundimit të formatit, dyshja marrin vëmendje në çdo dalje të tyre.

Leave a Reply