Adelina Spahija surprizon me baladën e re, këngë që prekë zemrat e publikut

0
19

Këngëtarja tashmë e pëlqyera e skenës sonë muzikore , Adelina Spahija, vjen me një projekt të ri muzikor, kësaj radhe duke zgjedhur emocionin e baladës për të rikthyer vëmendjen e publikut.

“Dashni s’po ni” titullohet kënga e saj më e re, e cila sapo është publikuar dhe vjen e shoqëruar me një videoklip profesional, realizuar nga “Bug Productions”.

Për tekstin është kujdesur Arben Beha, ndërsa muzikën e ka punuar Fisnik Bajrami.

Por, duket se kjo është vetëm njëra nga surprizat që Adelina ka rezervuar për fansat e saj. Këngëtarja paralajmëron edhe projekte të tjera gjatë këtij viti, duke lënë të kuptohet se të rejat nga ajo nuk do të mungojnë.

A do të kthehet “Dashni s’po ni” në një nga baladat më të pëlqyera të publikut? Këtë do ta tregojë pritja dhe reagimi i adhuruesve të muzikës së saj.