Rryma shtrenjtohet 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë

0
220

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka aprovuar tarifat e energjisë elektrike.

Sipas vendimit të ZRRE-së energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët , apo një rritje prej 100%, raporton Front Online.

Përndryshe, deri më tani nuk ka pasur bllok tarifa, përderisa çmimi i energjisë elektrike për tarifën e lartë ka qenë 6.75 cent dhe 2.89 cent për tarifën e ulët kilovati.

Leave a Reply