Rrjeti monopol i furnizimit edhe rritja e çmimit të faturës për konsumatorët fundor!

0
353

Vazhdimisht duhet tu bëhet thirrje qeverive të ndërhyjnë për të frenuar rrjetet monopole të energjisë elektrike nga nxjerrja e fitimeve mbi-normale, në mënyrë që të reduktohet presioni në rritje mbi faturat e energjisë elektrike.

Marrë shkas edhe situatën e krijuar në sektorin e energjisë elektrike sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit tregojnë se konsumatorët do të përballen me rritje të çmimit të energjisë elektrike. Megjithatë, 15–60% e rritjeve të fundit të çmimit të faturës e në veçanti ne vende urbane/banesave mund të shmangeshin nëse rrjeti monopol i energjisë elektrike nuk do të lejohej më të nxjerrte fitime mbi-normale.
Kjo është koha e ideale që qeveritë e shteteve, e në këtë rast flas për qeverinë tonë e cila fatëkeqësisht është në gjumë dimërore qe 2 vite të bëjnë ndryshime dhe të bëjnë vlerësimet reale e faktike duke gjeneruar kapacitete të reja të cilat kanë impakte të shpejta dhe të drejtëpërdrejta e me këtë duke frenuar rritjen e çmimit të energjisë. Sidomos raporti/vendimi i djeshëm nga ana e ZRrE-së pa sense dhe analizë objektive, me këtë nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të frenuar fitimet mbi-normale të kompanisë monopol. Në fakt, prap në Mars 2023 me vendimin e fundit ZRrE-së ka rritur edhe çmimin e faturës edhe për 15 %, çmimet e Rregulluara të Rrjetit të Energjisë Elektrike janë më të larta se ç’duhet, rezultatet midis 2014 dhe 2021 nuk duket se përputhen me objektivin e planit të korporatave/kompanive për të siguruar që konsumatorët të paguajnë jo më shumë se sa është e nevojshme për sigurinë për energji elektrike të besueshme. Çmimet e rregulluara të rrjetit të energjisë elektrike janë gati 11% ose miliarda euro më të larta se sa ishte e nevojshme gjatë periudhës 2014-2021.Ndërsa të dhënat mbi fitimet mbi-normale të rrjetit për 2023-2024 nuk janë të disponueshme dhe çmimet e rregulluara të rrjetit ende nuk janë finalizuar për këtë periudhë, nuk ka asnjë arsye për të besuar se ato duhet të pësojnë ndryshime kaq drastike në çmime nga tendenca e periudhës 2014–2021.

Duke u nisur nga trendi për periudhën 2014–2021 dhe krahasimin me shkakun në periudhën 2022-2023, mund të jetë normale një rritje e faturës për konsumatorin nga 15–30 %.Nëse do të hiqeshin fitimet mbi-normale të rrjetit monopol, kjo do të shmangte 67 deri në 165 euro rritje të faturës për konsumator rezidencial.Institucionet e kombinuara që rregullojnë rregullimin e tregut të energjisë elektrike, po vazhdojnë të dështojnë të mbrojnë konsumatorët e energjisë nga fuqia e çmimeve monopole të kompanisë së distribuimit. Dështimi për të njohur ose trajtuar këtë problem konfirmon se rregullimi i rrjetit monopol mund të rregullohet vetëm nga udhëheqja e qeverisë së përgjegjës në raport me qytetarët, pra duke mos I trajtuar vetëm si konsumator e jo si pale në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët sa më të mirë. Qeveria duhet të punojë me juridiksionet e Tregut të Energjisë Elektrike për të frenuar fitimet mbi-normale, dhe në përputhje me ligjet në fuqi. Nuk ka asnjë rast të shëndoshë për të lejuar kompaninë qe furnizon konsumatorin fundor të vazhdojnë të nxjerrin fitime mbi-normale të thjesht sepse ata ishin në gjendje ta bënin këtë midis 2014 dhe 2021. Në planin afatgjatë, kërkohen ndryshime në ligjet dhe rregullat që bëjnë rregullimin ekonomik të rrjeteve monopole me furnizim me energji elektrike, krahas kësaj edhe futja e një transparence më të madhe dhe monitorimi i pavarur i performancës së rregullatorit nga ana e mekanizmave profesional pa ndikime politike e biznesore. Nëse qeveria dhe mekanizmat tjerë ndërhyjnë dhe veprojnë shpejtë, siç bëri me kufijtë e çmimeve të naftës, këjo mund të ketë efekt shumë pozitiv për qytetarët dhe bizneset të cilët afektohen shumë nga kjo rritje enorme e çmimit të energjisë elektrike.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply