Rrihet keq një person në Prizren, dërgohet në QKUK

0
420
Foto: Ilustrim

Në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren mbrëmë janë rrahur dy persona.

Shkak për rrahjen mes dy personave raportohet të ketë qenë një mosmarrëveshje mes njëri tjetrit.
Gjatë rrahjes një mashkull ka pësuar lëndime të mëdha, ndërsa pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKUK për tretman më të detajuar.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin, derisa sulmuesi i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur./04 Online

Leave a Reply