Emerson Royal flet për herë të parë si lojtar i Milan-it.
Mbrojtësi 25-vjeçar u shpreh gjatë prezantimit këtë të martë te “Djalli” se për të Milan-i ishte opsioni më i mirë i mundshëm, ndërsa shtoi se gjithmonë ka qenë lider në skuadrat ku ka luajtur.
“Kam folur shumë me klubin e Milan-it dhe përfaqësuesit e tij. Ishte gjithmonë e qartë se Milan-i ishte opsioni më i mirë për mua, e kam në gjak. Edhe pse jam shumë i ri, kam qenë lider në të gjitha skuadrat ku kam luajtur është në karakterin tim. Do të doja të falënderoja Zlatan-in dhe Milan-in për këtë mundësi dhe për përpjekjen për të më sjellë, dua të bëj më të mirën këtu”-deklaroi Royal.
Teksa i pyetur nëse është frymëzuar ndonjëherë nga ndonjë mbrojtës që ka pas luajtur për Milan-in ai tha se janë disa që i ka adhuruar si Cafu e Thiago Silva.
“Milan ka pasur emra si Thiago Silva, Cafu… Besoj se të gjithë brazilianët që kanë kaluar këtu kanë shkruar një histori të mirë për klubin. Milan-i merr një Emerson që është në formë të mire dhe shumë i përgatitur. Unë vij me shumë motivim”-shtoi ai.
Sa i përket marrëdhënies me Zlatan Ibrahmovic, ai u shpreh se ndjehet i lumtur që e kërkoi dikush si ai.
“Zlatan bënte diferencën në nivel botëror, të gjithë e dinë këtë. Ishte një kënaqësi e madhe të dija se ishte dikush si Ibra që po më kërkonte. Dua ta shpërblej këtë përpjekje dhe dua ta bëj në fushë”-përfundoi Emerson Royal./SS