Ronela Hajati ngre zërin ndaj komenteve në rrjet: ‘Të vjen turp t’i lexosh’

0
34

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka vendosur të mos heshtë përballë fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të ashpër në “Instastory”, ajo ka shprehur revoltën e saj të hapur ndaj nivelit ku ka rënë komunikimi virtual sot.

Ronela ka shkruar se i vjen turp nga ajo që lexon çdo ditë online, duke vënë theksin te fjalori dhe mendësia e përdorur, shpesh edhe nga njerëz me familje apo në moshë.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, ka shkruar ajo me indinjatë.

Më tej, artistja ka shtuar se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe shëmtinë që adresohet ndaj çdo personazhi publik në platformat sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here