Rita Ora dhe Taika Waititi pozojnë për revistën “Vogue”

0
291

Artistja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi kanë zbukuruar numrin e rradhës së revistës së njohur “Vogue”.

Dyshja kanë pozuar për një sërë fotosh ndërsa kanë ndarë për lexuesit më shumë detaje nga romanca e tyre. Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme.

“Çështja e marrëdhënieve në çift ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara, por edhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin”-është shprehur Rita.

Ndër të tjera regjisori Taika u shpreh se se ndihej i relaksuar dhe i qetë sa herë që ishte pranë Ritës. Teksa nuk mungojnë momentet gazmore mes njëri-tjetrit ai shprehet se të dy dinë të jenë serioz atëherë kur duhet.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur zbuloi se për albumin e saj të ri “You & I” është frymëzuar nga partneri i saj.

Unë e dua dashurinë. Gjithmonë jam frymëzuar nga dashuria”, ka përfunduar artistja./KN

Leave a Reply