Rikthimi i kushton Efit, humb ndjekësit në Instagram

0
216

“Big Brother” ka shndërruar në fenomen edhe në rrjetet sociale personazhet.

Javë pas jave, shifrat lëvizin në “Instagram” mes personazheve, në varësi të dinamikave.

Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë?

Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

“Top Albania Radio” ka bërë edhe renditjen e kësaj jave, duke treguar se për kë ka shkuar preference e publikut, të paktën në rrjetet sociale.

Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në platformën e “Instagram”, duke pasur një rënie prej 8 mijë ndjekës.

Suprizë e papritur, sepse edhe Kiara Tito rezulton në humbje këtë javë.

Plot 3 mijë ndjekës kanë vendosur ta heqin moderatoren nga faqja e tyre, shkak mendohet situatat dhe debatet e fundit që ajo ka pasur pas rihyrjes së në shtëpi.

Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 100 ndjekës në platformën e tij të “Instagram”-it.

Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së ish-banorëve.

Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 35.2 mijë ka shkuar në 35.6 mijë ndjekës, duke fituar plot 400.

Leave a Reply