Rice te Arsenali, çështje orësh

0
187

BBC Sport raporton se Arsenali do të përfundojë nënshkrimin e 24-vjeçarit të West Ham dhe mesfushorit të Anglisë, Declan Rice për 105 milionë funte të premten.

Transferimi nga West Ham përfundoi muajin e kaluar, por fillimisht negociatat mbi strukturën e marrëveshjes, më pas koha e marrë për të kaluar ligjshmëritë, do të thotë se ende nuk është miratuar zyrtarisht.

Skuadra e Artetës udhëton në Uashington të dielën për fillimin e turneut me tre ndeshje të Arsenalit në Shtetet e Bashkuara.

Topçinjtë fillojnë fushatën e tyre në Premier League kundër Nottingham Forest në Emirates Stadium më 12 gusht.

Leave a Reply