Njerëzit që nuk gënjejnë janë më të shëndetshëm, duken dhe ndihen më mirë

0
162

Se respekti dhe sinqeriteti shpaguhen tregon edhe studimi më i ri nga universiteti i Notër Damit, në bazë të së cilit njerëzit që më pak gënjejnë kanë marrëdhënie më të mira ndër-njerëzore dhe janë më të shëndetshëm.

“Marrëdhëniet më të mira ndër-njerëzore do të thotë edhe gjendje më të mirë shëndetësore”, thekson Anita Kelli, profesoreshë e psikologjisë.

Njerëzit që shmangin gënjeshtrat e imëta ndjejnë më pak stres dhe pikëllim, më rrallë ndjejnë dhimbje në fyt dhe nuk vuajnë nga kokë-dhembjet, theksojnë hulumtuesit e universitetit francez. Pos kësaj, ata që pak gënjejnë kanë marrëdhënie më të gjata, më cilësore dhe marrëdhënie më të mira shoqërore.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 110 njerëz moshash dhe gjinish të ndryshme, për dhjetë javë. Rezultatet kanë treguar se atyre që gënjeshtra u ishte ndaluar, kishin theksuar se menjëherë kanë ndjerë përmirësim në shëndetin mendor dhe në atë fizik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here