Labinot Rexha ka bërë deklarata të forta ndaj Klodian Mihajt, duke pretenduar se ai e ka tradhtuar partneren e tij, Elijonën.
Sipas pretendimeve të Labit, Klodi dyshohet se e ka tradhtuar Elijonën me një mashkull. Ai madje ka deklaruar se posedon edhe dëshmi për pretendimin e tij.
Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime, sidomos në një kohë kur raporti mes Elijonës dhe Klodit është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.
Megjithatë, këto mbeten pretendime të bëra nga Labinot Rexha dhe deri tani nuk ka një konfirmim për to nga Klodi apo Elijona.















































