Tottenham dhe Manchester City arrijnë marrëveshjen për Savinhon, transferimi pritet të kushtojë rreth 99 milionë euro

0
31

Tottenham Hotspur ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho.

Sipas gazetarit David Ornstein, klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një operacion që kap vlerën e 75 milionë funteve, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 10 milionë funte të tjera në formë bonusesh.

Nëse realizohen të gjitha bonuset, kostoja totale e transferimit mund të shkojë në 85 milionë funte, duke e bërë Savinhon një prej transferimeve më të rëndësishme të Tottenhamit.

Braziliani ishte transferuar te Manchester City nga Girona dhe gjatë periudhës së tij në Angli ka treguar potencial të madh në krahun e sulmit. Megjithatë, tashmë ai është pranë një aventure të re në Premier League, me Tottenhamin që ka bërë lëvizjen vendimtare për ta siguruar shërbimin e tij.

Tashmë priten hapat e fundit për finalizimin e marrëveshjes dhe zyrtarizimin e transferimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here