Rekord absolut i Real Madrid, 31 gjysmëfinale Championsi në historinë e klubit

0
249

Real Madrid është kualifikuar mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalet e Champions League duke eliminuar Chelsean pas dy ndeshjeve spektakolare.

Një kualifikim mes drithërimash që u vendos në kohët shtesë, por që gjithsesi sheh skuadrën e Ançelotit të kalojë përsëri mes katër më të mirëve të turneut ku ka vendosur një sërë rekordesh.

Në fakt, kualifikimi i djeshëm thellon një të tillë, pasi kjo ishte hera e 31-të kur ekipi madrilen kalonte mes katër më të mirëve të turneut që në krijimin e tij.

Një shifër e jashtëzakonshme të cilës nuk i afrohet asnjë skuadër tjetër, pasi rezulton se ndjekësit më të afërt me më shumë kualifikime në gjysmëfinale kanë 11 më pak se Reali.

Leave a Reply