Reformohet Seria A, diskutohet reduktimi i skuadrave mund të ketë dhe play-off!

0
291

Seria A  po mendon për të ndryshuar look. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina po shtyn për të ndryshuar formatin e kampionatit italian.  Projekti i prezantuar pak muaj më parë është për të ndryshuar formatin e kategorisë elitare të futbiollit duke nisur nga sezoni 2023-2024 por hapi i parë do të hidhet në 21 korrik kur në Asamble do të diskutohen ndryshimet e mundshme, duke nisur nga ai për të reduktuar kampionatin  në 18 skuadra.

Klubet e Serisë A asipas rendit të ditës të parashikuar në Asamble, do të vlerësojnë efektet e mundshme të ndryshimeve të ardhshme në formatin e Serisë A. Në vecanti flitet për reduktimin e skuadrave nga 20 në 18, dicka që kërkohet nga vetë Presidenti i federatës, por asambleja do të jetë edhe rasti për të diskutuar për përfshirjen e play ofeve dhe play outit. Gjithcka nuk do të mund të vihet në jetë para kampionatit 2023-2024 pasi ndryshimet duhet të  vendosen shumë kohë më përpara.

Nuk do të ketë  asnjë problem për sa i përket të drejtave televizive, edhe me reduktimin e skuadrave pjesëmarrëse. Gjatë tratativave në raundin e fundit Serie A i ka rezervuar vetes të drejtën, për të ndryshuar formatin e kompeticionit në sezonet e ardhshme./SS

Leave a Reply