Reagimi i LDK’së për komentet e Vjosa Osmanit në Gjykatë: Kemi pritur të jetë neutrale

0
490

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, LDK’në.

Gazeta Express ka raportuar sot se Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

E, LDK’ja ka pritur që Osmani të ketë qëndrim neutral.

Kështu ka thënë bashkëpartiaku i saj, gjithashtu nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri.

“Lexova mbrëmë tekstin e kryetares së Kuvendit. Vjosa Osmani i është përgjigjur gjykatës si dhe në kapacitetet institucionale. Natyrshëm duke e njohur konsistencën politike si qëndrim edhe kundër mocionit dhe votim, kam pritur që kryetarja të ketë qëndrim neutral”, ka thënë Haziri në KTV.

“Sidoqoftë vlerësim i saj është se si kryteare e kuvendit duhet t’i përgjigjet institucionit kushtetues. Është e lidhur me të drejtën kushtetuese dhe ka reaguar në këtë kapacitet. Pjesa tjetër është më shumë politike, shumë politike bile”, ka deklaruar Haziri.

Leave a Reply