Ramush Haradinaj sërish i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së

0
188

Kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i vetmi kandidat i paraqitur për të parin e kësaj partie edhe për një mandat.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka.

“Deri më tani, vetëm një kandidat ka paraqitur me shkrim kandidaturën, Ramush Haradinaj. Nuk kam asnjë informacion për ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur Blaka për Klanin.

Ramush Haradinaj është kryetari i vetëm që e ka pasur partia që nga themelimi në vitin 2000.

Haradinaj ka udhëhequr dy herë me Kosovën si kryeministër i vendit, ku për herë të parë u zgjodh në vitin 2004 ku në postin e të parit të qeverisë ishte veç për 100 ditë, pasi u detyrua të japë dorëheqje pas ftesës nga Tribunali i Hagës për akuzat për krime lufte, proces ky që zgjati tri vjet, nga 2005 deri në 2008, ku më 3 prill të 2008-es, ai u shpall i pafajshëm.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjedhë kryetarin dhe Këshollin e Përgjithshëm.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë Kuvendin e IX Zgjedhor. Në Kuvend do të zgjedhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së. Kuvendi mbahet të dielën, me 5 qershor në hapësirat e Hotel Venus (magjistralja Prishtinë – Lipjan), duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply