Ramazani i dytë ku qytetarëve u pamundësohen iftaret e përbashkëta

0
350
Foto: Arkiva - Ilustrim

Përballja me pandeminë COVID-19 ka ndryshuar shumëçka anembanë botës.

Në mesin e shumë shteteve që përpos humbje të jetëve pësoi dëme të mëdha edhe në shëndetësie e ekonomi është edhe Kosova.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe u konfirmuan rastet e para të të infektuarve me COVID-19, Kosova vazhdoi me masa të njëpasnjëshme në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës u morë vendim që të mos lejohet falja e teravive dhe që të mos mbahen iftaret me familjarë e miq siç mbaheshin më parë.

Njësoj edhe këtë herë, teravitë apo namazi i veçantë i mbrëmjes gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit nuk do të mund të mbahen.

Në njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës ishte theksuar se “ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë”.

Kësisoj ky është muaji i dytë i shenjtë i Ramazanit që nuk po arrihet të mbahet në përpikëri siç shënohej gjatë viteve të kaluara.

Qytetarëve u pamundësohet falja e teravive nëpër xhami, si dhe u pamundësohet darkimi me familjarë e miq në numër të madh siç zakonshëm bëhej në muajin e shenjtë.

E mëngjesin e sotëm Myfiu i Kosovës, Naim Tërrnava ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku ndër të tjerash tha se edhe këtë vit, muaji Ramazan po na gjen në përballje me pandeminë COVID-19.

“Më lejoni që t’i përgëzojë ata që janë në rreshtin e parë të përballjes me këtë virus. Lusim Zotin që të gjithë ata që kaluan në botën tjetër t’i marrë në mëshirën e tij, ndërsa të infektuarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë, e të tjerët Zoti i ruajt nga prekja me këtë virus”, tha ai.

Ai ftoi qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID, me shpresë që shumë shpejtë e gjithë popullata do të vaksinohet me vaksinën antiCOVID.

Leave a Reply