Rama: Nëse Kosova detyrohet të shkojë në drejtim të luftës, detyrohet edhe Shqipëria

0
92

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sa më shumë që do të zgjasë lufta e Rusisë në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë caqe të luftës hibride ruse.

Ai ka thënë se Rusia dëshiron të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me Perëndimin me qëllim ta destabilizojë rajonin.

Rama ka thënë se nga zgjatja e luftës, kostot si paguajnë ata që i nxisin, por të tjerët që si meritojnë fare.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka pse të shkojë nga lufta, por nëse detyrohet ajo, detyrohet edhe Shqipëria.

“Ne nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet. Dhe duhet të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve, në një anë presion i madh i Rusisë që lidhet me mundësinë e madhe që Rusia ka për ta shtrënguar Serbinë, pasi e furnizon me gaz naftë e shumëçka dhe presionit të madh të Perëndimit nga ana tjetër mbi Serbinë, presion që Serbia e ndjen shumë”, ka thënë ai në promovimin e librit “Përplasja e madhe” me autor Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se kush pret nga Serbia që të hidhet në flakë për Perëndimin nuk e kupton fare se çfarë vjen nga kjo.

Sipas tij, Serbia nuk hidhet në flakë për Perëndimin pasi nuk mundësi ta bëjë këtë, duke qenë e përbërë nga një popull, ku 80 për qind mendojnë se Putini ka të drejtë.

“Besoj se është shumë e qartë, Serbia mund të qëndrojë në distancë të mjaftueshme nga Rusia, që flaka e luftës të mos vijë këtu. Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Kjo është thelbi i tradhtisë time të jemi të qartë. Tradhti për të cilën nuk jam pishman. Me keqardhje për gjithë ata që janë më patriot se unë. Nuk jam pishman, mendoj se kemi vuajtur boll. Nuk them unë, kur them ne. Në radhë të parë Kosova ka vuajtur boll nga lufta, nuk ka nevojë më të shkojë atë drejtim, përveç se nëse e detyrojnë. Nëse e detyrojnë Kosovën, e detyrojnë Shqipërinë sepse patjetër jemi një”, ka thënë ai.

Rama ka folur edhe për Gjykatën Speciale, derisa ka kërkuar nga Perëndimi të reflektojë lidhur me të./KOHA

Leave a Reply