Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat

0
248

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se për 14 muaj në pushtet kryeministri Albin Kurti ka qeverisur ad-hoc.

Sipas tij, kemi shumë vendime të momentit, reagime ndaj krizave të shumta me të cilat është ballafaquar kjo Qeveri dhe nuk ka ende një vizion afatgjatë të zhvillimit të vendit.

Tutje shton se ka ngecje në shumë sektorë dhe se nuk ka asnjë plan se cila do të ishte ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë.

Ymeri pohoi se Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, duke shtuar se i vetmi dallim që është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh.

“Kemi ngecje në shumë sektorë, prej investimeve kapitale, infrastrukturore e mos të flasim për shëndetësinë dhe arsimin të cilat praktikisht jo që nuk është bërë gjë po nuk ka as mendim se çfarë do të duhet të bëhet. Nuk ka as një ide e cila mund të thoshim që është ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë”.

“Në përmbledhje kjo Qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë, premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LVV-ja. Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, i vetmi dallim që mund të thuhet është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z.Berishaj”.

Ymeri ka folur edhe për reagimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti ndaj Udhëheqësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ku tha se Kurti po e mbron këtë të fundit, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Agim Veliut të cilin e kishte shkarkuar Kurti në kohën e Qeverisë Kurti I.

“Reagimi i kryeministrit Kurti karshi Rakiq ka qenë jo i duhur. Një gjë është që t’a mbash z.Rakiq në Qeverisje nëse kjo bëhet edhe për çështje sigurie, një gjë tjetër është pastaj që t’a arsyetosh atë në publik. Problemi nuk është se pse nuk po e shkarkon, por problemi është që po e arsyeton. Kjo nuk bënë të arsyetohet sepse kjo pastaj shndërrohet në prosedant edhe për ministrat e ardhshëm. Ministrat pastaj mund të bëjnë çfarë të duan dhe të mbeten në pushtet”.

“Aq më tepër kur e kemi parasysh se jemi duke folur për një kryeministër i cili në Qeverinë e parë e ka shkarkuar z.Agim Veliu vetëm pse e ka dhënë një ide të vetën në publik para se t’a jap në mbledhjen e Qeverisë. Nëse i krahasojmë shkeljet që i ka barë Z. Rakiq me ato të Agim Veliut këto janë si nata me ditë z.Veliu u shkarkua e z.Rakiq nuk u shkarkua”.

“Pse z.Kurti ka pasur një sjellje të tillë karshi z.Veliu i cili pastaj u bë mollë sherri i rrëzimit të rrëzimit të Qeverisë në mes të pandemisë. Pse ka një sjellje të tillë ndaj z.Rakiq? Çfarë ka ndryshuar në këtë mes? A ka ndryshuar Kurti, a rrethanat, apo edhe Kurti edhe rrethanat? Ku është problemi?”.

Leave a Reply