Qau para mjekut, 23 vjeçares ia faturojnë lotët në faturë

0
250

Një e re nga Nju Jorku rrëfeu në rrjet se motra e saj e vogël u faturua 40 dollarë “pasi qau” në takimin me mjekun.

Camille Johnson, 25 vjeç, një personalitet i njohur në YouTube dhe internet, ndau një foto të faturës mjekësore të motrës së saj më të vogël.

“Motra ime e vogël ka qenë vërtet në një gjendje të rënduar shëndetësore kohët e fundit dhe më në fund shkoi te mjeku. Ata e faturuan 40 dollarë pasi qau,”-shkroi ajo në një postim në Twitter.

Në Twitter, ajo shpjegoi se motra e saj ka një “sëmundje të rrallë” dhe “u emocionua sepse ndihet e pafuqishme”, pasi thuhet se ka luftuar për sëmundjen e saj.

Fotoja u bë virale me më shumë se 54,000 retweet dhe 425,000 pëlqime, plus mijëra komente nga njerëzit që shprehnin tronditjen e tyre, raporton NYP.

Leave a Reply