LDK: Qytetarëve t’u kthehen paratë për tre muaj sa e paguan rrymën me tarifat e shtrenjta

0
69

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në seancën e Kuvendit ka folur për vendimin e Gjykatës së Apelit për vërtetimin e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur me bllokimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Mustafa ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për “të gjithë ata që përkrahën tarifat joligjore”.

Ai ka kërkuar që tu kthehen mjetet financiare. qytetarëve për tre muaj sa paguan me tarifat e shtrenjta të energjisë.

“Apeli konfirmoi vendimin e Themelores, se vendimi për shtrenjtimin e tarifave të rrymës ishte i paligjshëm. Këtë ua kemi thënë sa herë, kudo. Por VV nuk dëgjonte, në fakt insistonin që tarifat e rrymës të rriteshin, të dyfishoheshin. Çka bënë e çka planifikuan të bënin me ato 120 milionë euro që i ndanë për rrymën. Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapë bordin dhe menaxhmentin e KEK, ZRE-në dhe oligarkët e lidhur me pushtetin kanë kompani që tregtojnë më rrymë në Kosovë. Kështu e mbyllën qarkun”, tha Mustafa.

Leave a Reply