“Puthja në buzë mes Kurtit e Vuçiqit”- Ermira Murati tregon pse “provokoi”

0
114

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës u publikua një pikturë në të cilën shihej kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke u puthur në buzë. Kjo pikturë nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, veçanërisht simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Artistja Ermira Murati ka rrëfyer për Insajderin për arsyet që e shtynë në realizimin e kësaj pikture.

Ermira Murati ka thënë se qëllimi i saj ishte kritika politike ndaj udhëheqësve të të dyja shteteve.

“Qëllimi im është kritika politike ndaj udhëheqësve të të dy shteteve. Janë bërë 23 vite nga përfundimi i luftës dhe 15 vite nga shpallja e pavarësisë, të dy vendet janë të ngujuara në procese politke nga të cilat vetëm qytetarët e dy vendeve humbin. Prandaj, janë ata të dy duke u puthur, në një datë të rëndësishmë për të dy. Kjo pikturë po e sjell një ide tek njerëzit, çkado që të jetë ajo, qoftë “make love, not war”, qoftë ajo “Puthja vllazërore” e murit të Berlinit apo vetëm nje paraqitje ndryshe e dy personave të përditshmërisë sonë. Kjo prap paraqet një mendim të secilit qytetar nga të dyja shtetet dhe interpretimi mbetet mbi bindjet e tyre politike apo edhe qëndrimin e tyre drejt politikës në përgjithësi”, ka deklaruar ajo.

Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq- pikturë

Pas publikimit të pikturës, përpos kritikave Murati ka pranuar kërcënime dhe ofendime.

“Vepra ka pasur shpërndarje jashtëzakonishtë të madhe si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Kam pranuar ofendime e kërcënime si nga kosovarët ashtu edhe nga serbët. Gjithashtu, kam parë edhe kosovarë edhe serbë që në fakt u ka pëlqyer paraqitja e Kurtit dhe Vuçiq në këtë mënyrë”, ka thënë artistja.

Ajo, muaj më parë ishte bërë “kryefjala” e publikut për një vepër tjetër, në të cilën shihen dy burra, të veshur me veshje kombëtare duke u puthur në buzë.

Ermira Murati-LGBT

“Duke u bazuar në këngët rapsodike si fakt, ajo pikturë synon të avokojë kundër homofobisë mes shqiptarëve. Është stigmatizimi se të qenurit gay është sëmundje, sëmundje moderne atë, dhe se në të kaluarën dashurija mes gjinisë së njëjtjë nuk ka egzistuar. Por, kjo nuk është realiteti. E vërteta është se edhe në të kaluarën ka egzistuar dashuria mes gjinive të njëjta vetëm se ajo është shtypur nga shoqëria dhe njerëzit nuk kanë mundur të dashurojnë atë që ata duan. Prandaj synimi im ka qenë, që duke i pikturuar dy burra tradicional, duke u puthur të simbolizoj këtë dhe të avokoj për të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë”, ka shtuar Murati.

Aristja në mënyrën e saj unike ka protestuar edhe kundrejt mendësisë patriakale që e karakterizon shoqërinë shqiptare.

Orange Girl-Shqiponja dy krenare

“Kjo vjen si një formë proteste ndaj mendësisë patriarkale të shoqërisë shqiptare. Shpeshherë në dizajne dhe ilustrime, shqiponja është paraqitur me muskuj dhe karakteristikat e një burri të fuqishëm, duke i dhënë kështu rëndësi burrit në shoqëri dhe shumë pak gruas. Me këtë vepër, shqiponja duke e puthur veten përpiqet të ndryshojë këtë parim. Përmes shfaqjes së karakteristikave femërore si gjinjët dhe vagina, shqiponja paraqitet si një qenie femërore dhe një simbol i fuqishëm i feminizmit. Në fund të fundit, emri “Shqiponjë” i takon gjinisë femërore në fjalorin e gjuhës shqipe”, ka deklaruar ajo.

Murati ka rrëfyer edhe se një numër i konsiderueshëm i veprave të saj janë shkatërruar nga njerëz të tjerë, të cilëve nuk u ka pëlqyer mënyra se si ajo ka paraqitur gruan.

“It’s just a body guys”, u vandalizua nga persona të panjohur fillimisht duke i mbuluar gjinjët me ngjyrë të zezë. Mbi ngjyrë të zezë prapë unë e kam shkruar “CICA” në atë vend ku duhej të ishin “cicat” e vandalizuara. Ata përsëri kanë mbuluar të gjithë veprën me ngjyrë të zezë të cilën nuk e kam korrigjuar, në atë mënyrë prapë ajo dhuron mesazhin e saj”, ka përfunduar ajo.

Ermira Murati

Ndryshe, Murati për dy edicione rradhazi ka organizuar festivalin “Shliroj cicat”, ku ka arritur të mbledhë fonde për t’i ardhurë në ndihmë 300 grave të prekura nga kanceri i gjirit./Insajderi

Leave a Reply