PSG-së i ngutet për zgjatjen e kontratës së Mbappes

0
314

Gjiganti francez po i shikon të gjitha mundësitë për ta “bllokuar” sulmuesin e rrezikshëm, i cili pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane

Paris Saint-Germaini gjendet në një situatë delikate kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Gjiganti francez është i vendosur për ta mbajtur sulmuesin e rrezikshëm në “Parkun e Princave”.

Kampioni aktual i Ligue 1 shpreson që ta bindë sa më shpejtë përfaqësuesin francez që ta vazhdojë kontratën, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi PSG-ja frikësohet se ish-futbollistin e Marseillet mund t’ia marrë ndonjë klub i madh evropian.

Real Madridi i prin garës së skuadrave që duan ta bëjnë të vetin 22 vjeçarin.

Leave a Reply