Pse nuk duhet të lani kurrë pulën përpara se ta gatuani, profesionistët e sigurisë së ushqimit tregojnë pasojat

0
348

Nëse gjithmonë e keni larë pulën para se ta gatuani, është koha ta dini përse kjo metodë nuk është aspak e mirë për shëndetin tuaj. Në të vërtetë, larja e pulës së papjekur është vetëm një nga shumë gabime që bëni gjatë gatimit.

Profesionistët e sigurisë së ushqimit kanë këshilluar që kjo praktikë nuk duhet të përdoret. Arsyeja kryesore qëndron në faktin se kjo metodë mund të rrisë përhapjen e baktereve që mund të ndodhen në pulë.

Shumë mendojnë se duke e larë atë mund të zhdukin papastërtitë. Por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, larja e pulës e përkeqëson këtë problem, sepse uji i rrjedhshëm mund të përhapë bakteret rreth lavamanëve, madje edhe veshjeve tuaja. Mënyra e vetme e sigurt për të eliminuar bakteret është gatimi i pulës në temperaturën e duhur.

Leave a Reply